I nxehti afrikan, harta me zonat e kuqe në Shqipëri ku temperaturat do të jenë përvëluese

Mediat greke kanë publikuar hartën ku duken qytetet që janë zona të kuqe, të cilat nënkuptojnë vendet që do të preken nga vala e të nxehtit afrikan.

Në vendin tonë zona e kuqe pritet që të jetë Shqipëria e Mesme ku do të shënohet rekordi i temperaturave. Pritet që termometri të shënojë deri në 45 radë Celsius.

“Një nga skenarët më shqetësues parashikon se nxehtësia do të vazhdojë deri në 10 ditë, me temperaturën që “ngjitet” edhe në 45 gradë Celsius” shkruajnë mediat greke, që kanë publikuar edhe një video që tregon lëvizjen e masave të të nxehtit gjatë periudhës 25 korrik – 4 gusht./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 14:52