I moshuari në Fushë-Krujë hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një 80-vjeçar nga fushë-Kruja  është hedhur nga pallati ku jetonte duke gjetur vdekjen.

Burime nga policia bëjnë me dije  se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”.

“Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 10:56