Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar ditën e sotme kërkesën e SPAK, duke vendosur të pandryshuar masën e arrestit me burg, ndaj ish- shoferit të Prokurorisë për Krime të Rënda, Hamza Tola.
Tola akuzohet nga SPAK se i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.
Për shkak të lidhjeve që ky i fundit kishte ka bërë të mundur hipotekimin e pronës.
Hamza Tola ka punuar edhe si shofer pranë ministrinë e Drejtësisë.
Arrestimi i Tolës është kryer disa javë më parë me urdhër të SPAK ndërsa hetimet janë kryer nga prokurori Elvin Gokaj.albeu.com