DETAJET/ Vrau me gomone 7-vjeçaren në Potam, Arjan Tase një oficer me performancë të dobët

Teksa ditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Potam, ku shefi i policisë, Arjan Tase, goditi për vdekje me gomone një vajzë 7-vjeçare, janë zbardhur detaje mbi punën e tij në Policinë e Shtetit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se efektivi Arjan Tase, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka pasur performancë të dobët në punë pas rikthimit në detyrë, pasi ishte i pezulluar më parë si shef i komisariatit Himarë.

Gjithashtu mësohet se edhe kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.

Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë ai u arrestua së bashku me disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë, por fitoi pafajësinë nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022.

Po ashtu, burime pranë AMP-së së Elbasanit bëjnë me dije Arjan Tase nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të kryerjes së detyrave të funksionit që mbante aktualisht./albeu.com/