Emërimi i Damian Gjiknurit në drejtimin e qarkut Elbasan u duk sikur përcau partinë socialiste.
Por si duket gjërat janë sheshuar pasi Gjiknuri, me anë të një postimi në Facebook, ka komplimentuar Ballën për punën e bërë në Elbasan.
“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë së bashku në punë e përkushtim maksimal.
Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës.
Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”- shkruan Gjiknuri. /albeu.com/