I mituri humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spitalin e Shkodrës

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:37, në aksin “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, 17 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.10.2025 22:50