“I mendoja talebanët si gurë shahu”, ekspertët e sigurisë: Princi Harry ka vendosur familjen dhe fëmijët në rrezik

Princi Harry ka vënë në rrezik fëmijët e tij pas komenteve se ka vrarë 25 talibanë në kujtimet e tij, sipas ekspertëve.

Duka i Sussex ka ndezur zemërim pasi zbuloi se sa njerëz vrau gjatë turneut të tij në Afganistan, me ekspertë ushtarakë dhe veteranët që kritikuan vendimin e tij për të folur.

Në një ekstrakt të zbuluar nga kujtimet e tij në librin Spare, që do të publikohet të martën, Duka i Sussex thotë: “Kur e gjeta veten të zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i mendoja ata 25 persona  si njerëz.”

“Unë i mendoja si gurë shahu.”

Chris Phillips, një ish-kryeinspektor i Policisë Metropolitane i ngarkuar me organizimin e sigurisë për ngjarje të profilit të lartë, tha se komentet e Harry-t do të kenë një ndikim të përjetshëm në sigurinë e familjes së tij, shkruan The Mirror.

Ai tha: “Komentet e Harry-t kanë bërë që familja e tij të kërkojë siguri 24/7 për pjesën tjetër të jetës.”

“Ne e dimë se ekstremistët islamikë mund të jenë të durueshëm.”

Heroi i SAS-it, Andy McNab tha se komentet e Harry-t ishin “të pamatura”, duke shtuar “siç e kemi parë për dekada, ekstremistëve nuk u intereson se si arrijnë në objektiva për aq kohë sa ata e bëjnë”./Albeu.com,/


Shtuar 8.01.2023 19:33