Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të jetë transparent dhe jo i mbyllur në zarf.
“Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin dhe nga kjo duhet të niset i gjithë procesi”, është shprehur Alibeaj pasi Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nisi sot procesin e identifikimit të kandidaturës për kreun e ri të shtetit.
Alibeaj bëri thirrje që ky të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta.
Po ashtu, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i bëri thirrje mazhorancës që të mos përdorë numrat që ka si mjet për të zgjedhur emrin e për të lënë pjesën tjetër për të “zgjedhur pastaj zarfin.”
“Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin dhe nga kjo duhet të niset i gjithë procesi.” Ka qenë ky reagimi i Enkelejd Alibeajt pasi Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nisi sot procesin e identifikimit të kandidaturës për kreun e ri të shtetit.