Presidenti i ri, sot “përballet” mazhoranca me opozitën

Negociatat për presidentin e ri mes mazhorancës dhe opozitës vazhdojnë sot. Takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskututohet mes kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, rreth orës 10:00. Takimi do të pasohet me Fatmir Mediun.

Më herët Byroja e Kryetarëve vendosi që data 15 maj të jetë data e votimit në raundin e parë. Fatmir Mediu deklaroi pak më parë për mediat se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë në dispozicion të palëve do të jenë disa ditë për gjetjen e një emri konsensual.

Sipas platformës së Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.

Mësohet se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të jetë Alibeaj, Mesila Doda, mund të jetë Fatmir Mediu,  Balla nga grupi i PS dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Nga radhët e socialistëve mësohet se deri më tani nuk ka një emër konkret megjithatë po kalojnë disa emra në sitë. Synohet një konsensus me opozitën për tre raundet e para. Mësohet se socialistët nuk do të kenë një emër në raundin e parë, duke i lënë rrugë të hapur negociatave.