I mbijetoi Holokaustit, 96-vjeçari gjen vdekjen nga bombardimet ruse në Kharkiv

Një 96-vjeçar i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Holokaustit u vra në një sulm me bombë në qytetin ukrainas të Kharkiv, raportojnë mediat gjermane.

Boris Romantschenko vdiq të premten pasi shtëpia e tij u godit nga një predhë, sipas mbesës së tij.

Romantschenko ishte një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit Buchenwald, Peenemünde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen.

Në një deklaratë sot, Fondacioni Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga lajmi.

Romantschenko kishte bërë fushatë “intensive” për kujtimin e krimeve naziste dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora, shtoi fondacioni.