“I mbaroi kandili”, Çuçi tregon të vërtetën e largimit të Veliut: Për drejtorin e ri flasim nesër

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Çuçi tha se ai nuk ushtroi presion për largimin e Veliut, përkudrazi, sipas tij, ishte në dëshirën e këtij të fundit kjo dorëheqje, me nisjen e mandatit të ri.

Sipas Çuçit, policia pritet t’i futet një ristrukturimi të vërtetë 4 vjeçarin e ardhshëm, gjë që sipas tij do e imponojë koha dhe sfidat.

“Jo, dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuar që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye. Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtet është që me kryeministrin që ne kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një kërkesë të shtuar ndaj policisë. Përgjithësisht ka qenë një përpjeke e mirë nga ana e Policisë, dhe pse kërkesat janë më shumë. Dhe besoj se në këtë pikë duhet të bëjmë më shumë”, deklaroi ministri./albeu.com