I lidhën duart dhe e hodhën në rezervuar, si u vra Fridman Xhaferri, Artan Tafani zbardh ngjarjen

Disa nga vrasjet që tronditën vendin janë zbardhur pasi Artan Tafani u bë i penduar i drejtësisë.

Një prej tyre është edhe vrasja e Fridman Xhaferrit, në vitin 2021 në Korçë.

Ai u gjet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë me duar të lidhura dhe shenja dhune në kokë.

Në bazë të informacioneve ai njihej si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij ai kishte kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani ka jetoi në Plug të Lushnjes gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, vepra penale për të cilën Xhaferri ishte dënuar ishte një zjarr në shkurt të vitit 2021.

Xhaferri u akuzua se kishte vënë zjarr në parkingun e një qendre tregtare, ku u dogjën tre makina dhe magazine e kompanisë.

 


Shtuar 28.09.2023 11:51