Bishti i cigares që “dogji” Artan Tafanin, si u zbuluan vrasjet e bujshme të disa viteve më parë, kush janë të arrestuarit

Dëshmia e Artan Tafanit, tashmë i penduar i drejtësisë, ka zbardhur një sërë vrasjesh në vend dhe ka çuar në ndalimin e disa personave.

Dy nga vrasjet e zbardhura janë ajo e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, të ndodhura në Greqi. Vrasjet në fjalë u kryen me pagesë për llogari të Laert Haxhiut.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy emra të njohur të botës së krimit në Pogradec, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

Komunikimi i arrestit Firdeus Berberit së bashku me Laert Haxhiun i është bërë në një burg të Greqisë.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberi alias “Lilit të Rrushkës”, aktualisht në burg për mbajtje pa lejë të armëve.

Veç vrasjes së së Çajup Selimit në Tepelenë, grupi dyshohet se ka kryer dhe një vrasje tjetër në këtë qytet, atë të Artur Breshës. Mes personave të arrestuar në Pogradec është dhe Bledar Berberi, vëllai i Meard Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.

Berberi dhe Mariglen Topuzi janë arrestuar teksa qëndronin në ambjentet e një kafeneje në qëndër të Pogradecit.

Detaje të tjera zbulohen gjithashtu për vrasjet që kishin mbetur pa autorë në dosje që tashmë ishin harruar.

Ka qenë një bisht që ka zbuluar një vrasje që ka ndodhur në Peqin dy vite më parë.

Konkretisht në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj. Në këtë ngjarje autorët braktisën makinën që nuk po ndizej pas krimit dhe u larguan. Brenda hetuesit morën cdo provë që gjetën.

Mes tyre një bisht cigareje me ADN-në e Artan Tafanit. Kur u arrestua për grabitjen, Tafanit iu vendos prova në tavolinë dhe iu ofrua mundësia për të bashkëpunuar.

Ai u pendua dhe rrëfeu versionin e tij për disa ngjarje kriminale, teksa deri më tani më shumë ka folur për shokët dhe jo për rolin e tij në vrasjet e bujshme.

 


Shtuar 28.09.2023 10:40