Dëshmitë e pasagjerëve që mbijetuan nga përplasja e trenave në Larisa të Greqisë janë tronditëse.
Një 19-vjeçare që ndodhej në tren ka folur për atë që ka përjetuar, duke thënë se i vjen turp që është gjallë.
Studentja e Fizioterapisë po udhëtonte me të dashurin e saj dhe ishte në vagonin e dytë të trenit.
“I kërkoj falje të gjithë fëmijëve që humbën jetën, më vjen turp që mbijetova”, ka thënë ajo.
“Ne po ngjiteshim nga Teba në Selanik, ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë, po shikoja drejt Athinës, gjithçka që ishte aty po vinte drejt nesh, një vagon tjetër ra mbi ne, erdhën fletët e metalit. Ne dolëm nga një vrimë në tokë”, tha 19-vjeçarja.
“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda. Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, tha ajo me zërin që i dridhej..
“Unë jam me fat që jetoj në këtë vend, më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet. Asnjë falje nuk do ta ndryshojë këtë, ne të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon”, tha 19-vjeçarja.
Duke pranuar se ka tetë ditë pa fjetur, Vasiliki pyeti veten “si mund të flenë të gjithë?”
“Ata hedhin trëndafila në trena sikur të jemi në buzuki. Unë jam e gjallë-e vdekur për tetë ditë. Fajin e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit dhe askush nuk del të thotë gjë, si do të kthehen këta, si do të shërohen këto familje”, tha e reja e revoltuar. /albeu.com