I kërkoi të vendoste maskën, pasagjerja ia kthen me grushte stjuardeses (VIDEO)

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në një lijë ajrore amerikane, ku gjatë një fluturimi stjuardesja i ka kërkuar pasagjeres të vendosë maskën anti-Covid.

Pasi i është bërë kjo kërkesë, pasagjerja është çuar në këmbë dhe e ka goditur me grushte në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë pasagjerët e tjerë, duke neutralizuar situatën.

Incidente si këto kanë qenë në rritje në SHBA, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Ka pasur 2,500 raporte të “sjelljes së pabindur” nga pasagjerët në 2021, thotë agjencia, krahasuar me 100-150 gjatë një viti normal. Shumica e incidenteve kishin të bënin me mbajtjen e masakve./albeu.com


Shtuar 29.05.2021 15:06