I kanë vdekur 4 fëmijë, nëna nga Pogradeci përballet me të birin: Nusja më hodhi nga shkallët, djali më thotë dil nga shtëpia

Eliverta, një nënë nga Pogradeci ka kërkuar ndihmë në “Shihemi në Gjyq”. Siç paralajmëron Eni Çobani, rasti është mjaft i vështirë, por më shumë zbulohet në insertin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Berolda: Ju jeni një nënë e vuajtur.

Eliverta: Po moj bijë, e vuajtur jam se kam hapur 4 varre, kam varrosur 4 fëmijë dhe Zoti më ka lënë vetëm një.

Berolda: Me këtë djalë jeton?

Eliverta: Po, me këtë djalë jetoj por më ka hipur një sherr shumë, shumë i madh. Nusja më ka hedhur prej shkallëve, djali më thotë dil prej shtëpisë, e nusja më thotë dil prej shtëpisë.

Berolda: Nusen keni sjellë sot?

Eliverta: Jo, nuk kam sjellë nusen. S’kam punë me të bijën e botës unë. Unë kam sjellë djalin./tvklan.al


Shtuar 16.10.2022 18:52