I hoqi oksigjenin grekut se e besdiste zhurma? Shqiptari mohon publikisht akuzat

Ditën e  djeshme, në media bëri xhiro lajmi se një 60-vjeçar shqiptar i kishte  hequr aparatin e fymëmarrjes një të moshuari grek në Kryqin e Kuq pasi e besdiste zhurma.

Po ai ka mohuar akuzat, sipas mediave greke madje thotë se nuk ngrihej dot nga shtrati e jo më ta vriste.

“Ai ishte i lënduar dhe ata po thonë që e bëra unë. Cilat kabllo duhet të heq? Nuk mund të ngrihem nga shtrati. A mund të heq kabllot? Por a është e mundur kjo gjë?” tha ai në një emision televiziv.

“I pyetur nëse e shqetësonte zhurma, ai u përgjigj: “Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja kur e pashë ashtu. Po provoja, por më dhembi. A jemi vrasës tani? A do të na vrisni ? Mjekët u përpoqën për 10 orë. 5-6 mjekë po përpiqeshin ta ndihmonin atë.”

“Nuk e lëndova aspak. Pse duhet ta shqetësoj? Ai kishte një problem shumë të madh. Kishte dhjetë vetë rreth tij,” shtoi shqiptari.

Mediat në Athinë kanë publikuar raportin e hetimeve që zbulon se pacienti shqiptar u identifikua nga gjurmët e gishtave.

 


Shtuar 9.04.2021 13:13