I hodhën çatinë në erë, ja kush është pronari i banesës në Krujë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat ka ndodhur një shpërthim me tritol në catinë e një shtëpie.

Mësohet se pronari i shtëpisë është Altin Keqi, pronar i dy serviseve të celulareve një në Krujë e një në Fushë Krujë.

Keqi nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, paraprakisht dyshohet për shkak të konkurrencës

Njoftim policie

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.08.2022 10:12