I hidhet tritol banesës në Vaun e Dejës, nuk ka persona të lënduar

Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në portën e një banese në fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Mësohet se tritoli është hedhur në banesën e Filip Dodaj, 32-vjeç.

Sipas informacioneve policore, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Policia po punon pë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 22.09.2024 21:39