Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.
Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/