I fundit Muharrem Plaku, qytetarët në Bulqizë ndezin qirinj për 677 minatorët që kanë humbur jetën në galeri kromi

Më 15 shtator, në një galeri kromi në Bulqizë u bllokua nga shembja e një masivi mineral minatori 60-vjeçar Muharrem Plaku, i cili u gjet pa jetë pas 5 ditësh.

Mbrëmjen e sotme, pranë minierës së Bulqizës qytetarët e zonës janë mbledhur për të ndezur qirinj në nder të tij dhe minatorëve të tjerë që kanë humbur jetën në galeritë e kromit.

Janë ndezur 677 qirinj për 677 viktimat humbën jetën që në fillesat e Minierës së Bulqizës në vitin 1948-të.

Banorët, aktivistët dh ish-minatorët u mblodhën dhe për të përcjellë një mesazh ndaj shtetit dhe kompanive që operojnë në sektorin minerar; për më shumë siguri në punë, për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, për më shumë vëmëndje ndaj familjeve që kanë humbur një familjar të tyrin teksa punonte në këto galeri, për drejtësi./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 22:18