I doli bashkëjetesa “nga hundët”, burri rrihet nga 52-vjeçarja pasi i kërkoi të largohej nga banesa

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 73-vjeçar është dhunuar fizikisht nga partnerja e tij ukrainase.

Ngjarja ndodhi pasi i moshuari i kërkoi 52-vjeçares ukrainase që t’i jepnin fund lidhjes.

Sipas mediave greke, ata ishin njohur online, dhe pasi kishin filluar të jetonin bashkë, 52-vjeçarja kishte filluar ta “bezdiste” të moshuarin pasi ishte e alkoolizuar.

Kështu, ai i kishte kërkuar asaj që të largohej nga banesa e tij, por këtë vendim ukrainasja nuk e ka pritur aspak mirë, duke iu kthyer e duke e dhunuar me shkelma e grushte, duke e kërcënuar madje se edhe do ta vrite.

Ngjarja është bërë publike, pasi i moshuari i është drejtuar policisë për ta denoncuar.

Gjatë kohës që policia greke ka shkuar për të arrestuar gruan, ajo i është kundërpërgjigjur edhe atyre, duke u përplasur fizikisht.

Ndërkohë ajo është arrestuar dhe pritet të njihet me masën e sigurisë.