I djegin makinën në oborrin e shtëpisë, 29-vjeçari nga Fushë-Kruja: S’kam konflikte me njeri

Një makinë është djegur gjatë natës në Fushë-Krujë nga persona të paidentifikuar.

Mjeti tip “Volkswagen Sharon” ishte në pronësi të shtetasit Etnor Alushi, 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur pronaret kanë konstatuar se po digjej.

Familjarët kanë dalë të trembur nga banesa dhe janë përpjekur të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikëses.

Makina është shkrumbuar totalisht.

Pronari i makinës deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk di arsyen e këtij akti.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 10:34