“I dërgova Trumpit letër me helm, 55-vjeçarja deklarohet fajtore, sa vite burg rrezikon

Një grua franko-kanadeze u deklarua fajtore sot, duke pranuar se tre vjet më parë i dërgoi një letër që përmbante helm në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar Donald Trump, i cili në atë kohë ishte president i Shteteve të Bashkuara. Pascale Ferrier, 55 vjeçe, do të dënohet me rreth 22 vjet burg, sipas zyrës së prokurorit federal në Uashington.

Gruaja pranoi se kishte bërë substancën helmuese, potencialisht vdekjeprurëse, në shtëpinë e saj në Quebec. Ajo më pas e përfshiu atë në një letër drejtuar presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu u dërgoi letra kërcënuese tetë oficerëve të policisë dhe oficerëve nga Teksasi.

Dënimi për “shkeljen e ligjit të armëve biologjike” do të shpallet zyrtarisht më 26 prill dhe do të arrijë në 262 muaj burg nëse gjykata pranon marrëveshjen e saj me prokurorët, tha zyra e Prokurorit të Qarkut Matthew Graves.

“Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë. Shpresojmë që ky epilog të shërbejë si një paralajmërim për ata që do të përpiqen të dërgojnë substanca toksike dhe kërcënime përmes postës”, shtoi ai.

Gruaja kërcënoi gjithashtu tetë policë dhe oficerë korrektues të Teksasit, të cilët i mbajti përgjegjës për burgosjen e saj për rreth dy muaj në vitin 2019, me akuza për armë. Pasi i dërgoi letrat në Kanada, ajo shkoi me makinë në SHBA, por u arrestua nga rojet kufitare kur iu gjet një armë e mbushur dhe disa fishekë municionesh. Ajo u mbajt në paraburgim dhe qëndroi aty gjatë gjithë procedurës. /albeu.com


Shtuar 25.01.2023 23:23