Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka reaguar pas akuzave të forta të Partisë Demokratike, që iu drejtua sot me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas kësaj force politike, kryebashkiaku është dënuar për prostitucion në Itali.
Përmes një reagimi për “Balkanweb”, kryebashkiaku Kokoneshi thekson se është i pastër dhe se ky është një shatazh nga Gazment Bardhi, për shkak se ai po verifikon pronat e “Divjaka resort”.
“Akuza të përsëritura. Te njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallzuar në prokurori, do t’i kallezoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku./albeu.com/