I dënuar për grabitjen e Rinasit, Klement Çala del nga regjimi “41 bis”

Ditën e sotme Klement Cala ka dalë nga regjimi “41 bis”.

Kujtojmë se më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga kosovarin Ragio Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.

Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti. Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot përreth afër 1 viti teksa në kërkim vijon të jetë Talo Çela bashkëpuntor i tyre.

 

 

Në operacionin për kapjen e tyre u angazhuan 300 forca policie në tre qyteti Durrës, Tiranë dhe Elbasan teksa njoftohet se janë sekuestruar armë, automjete dhe para.

NJOFTIMI:

Gjykata, ne baze dhe per zbatim 10 nenin 112, 463 dhe 471 to K.Pr.Penale, ne nenin 17 to gjit Nr. 81/2020 “PER TE DREJTAT DI-IE TRAJTIMIN E TE DENUARVE ME BURGIM IE TE PARABURGOSURVE”, ne nenet 10 dhe 11 to Ligjit Nr. 79/2020 “PER .ZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”, si dhe ne vendimin Nr. 5, date 22.02.2022 td ykates Kushtetuese,

VENDOSI:

Pranimin kerkeses se kerkuesi Klement Pellumb Gala. 2. Shfuqizimin e Urdhrit Nr. 230, date 20.05.2022 to Ministrit to Drejtesise “Per vendosjen ne regjimin e posagem to ushtrimit to to drejtave be burgun e sigurise se larte per to paraburgosurin Klement cala.”, si to pabazuar ne prova dhe ne ligj. 3. Ngarkohet Ministri i Drejtesise ne bashkepunim me Prokurorine e Posagme kunder Korrupsionit dhe Krimit to Organizuar per zbatimin e ketij vendimi. 4. Shpenzimet gjyqesore sic jane here. 5. Kunder ketij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesemedhjete) diteve ne Gjykaten e Posagme to Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesermja e njoftimit to ketij vendimi. U shpall sot ne Tirane, me date 17.10.2022/albeu.com


Shtuar 17.10.2022 14:49