I dënuar për dhunë në familje, i burgosuri në Berat tenton vetëvrasjen

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i dënuar  ka tentuar t’i japë fund jetës. Mësohet se i burgosuri Mikael Bushi është varur me një çarçaf në qelinë e tij.

Bushi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Nga spitali, mësohet se gjendja e të burgosurit Mikael Bushi është e rëndë dhe ende e pastabilizuar.

Bushi banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuante prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi, ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shtuar 23.05.2021 22:31