Një shqiptar është arrestuar në aeroportin Manises, Valenica, i cili ishte në kërkim nga autoritetet belge si një i dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka ndodhur në pasditen e djeshme ku në aeroport ka mërritur një njoftim nga autoritetet belge se një person i dënuar maksimalisht ka mbërritur nga Shqipëria në aeroportin e Venecias.
Policia është vendosur menjëherë në lëvizje për lokalizimin e shtetasit ndërsa është pikasur në qendrën e kontrollit të pasaportave duke tentuar për të kaluar në kufirin spanjoll me dokumenta false.
Ky person është i akuzuar si pjesëtar i një organizate të rrezikshme kriminale të armatosur ndërsa në janar të 2022, 43 vjeçari ka dhënë informacione për një person tjetër i cili është vrarë duke e akuzuar dhe si të përfshirë në krim.
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka nisur procedurat për ekstradimin e 34 vjeçarit drejt shtetit belg.