I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe lëndë narkotike, vihet në pranga polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit, ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Jan Stanek, është dënuar nga gjykata në Poloni me 4.5 vite burg, për veprat penale “vjedhje” dhe “krime në fushën e narkotikëve”.

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.


Shtuar 25.04.2024 15:57