EMRI/ I dënuar me 2 muaj burg për vjedhje energjie, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Policia Kufitare në PKK Hani i Hotit ka kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 4.10.2021 17:03