Foto ilustruese
Një shtetas me iniciale M.M është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tepelenës pasi ka goditur punonjësit e policisë, të cilët ndaluan mjetin e tij për kontroll.
38-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin kur është ndaluar nga patrulla e policisë në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, si dhe gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur punonjësit e Policisë.
Njoftimi i policisë
U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë./albeu.com