Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një 67-vjeçari i ka rënë në kokë një gurë mermeri të cilin po e transportonte te varrezat katolike në Vaun e Dejës, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/ Shkodër
Informacion paraprak: Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje./albeu.com