“I alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri”, Kurti i përgjigjet Borrell: Ky është dezinformim i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kryeministri i Kosvës, Alibin Kurti, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i BE për plotikën e jashmte, Josep Borrell, i cili theksoi më herët se ndihej i alarmuar për arrestimet e serbëve në veri dhe për marshimin e ushtrisë në Mitrovicën e Jugut.

Në reagimin e tij në tëitter Kurti shkruan se ky ëhstë dezinformim i rrezikshëm dhe i papranueshëm.


Stërvitjet e sotme nga Regjimenti i III i FSK të Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në N. Mitrovicë për sulmon ndaj KFOR në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet.

Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkruan në twitter Kurti.


Shtuar 23.06.2023 21:45