Gjatë seancës së sotme Gjykata e Posacme vendosi të kalojë për gjykim dosjen e dorëzuar nga SPAK për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Marku i cili dyshohet për kultivim droge në kuadër të grupit.
Para trupës gjykuese Marku mohoi akuzat, duke kërkuar gjykim të shkruar.
“S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe rregjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, i ktheva nga Gjermania, ku jam I regjistruar me dokumente e pune të ligjshme, për këtë proces. Punoja si hidraulik atje dhe në Gjermani kam familjen. Nuk i jam fshehur drejtësisë shqiptare” – u shpreh Marku, para trupit gjykues.
Marku u ndalua në gusht të 2021 në Gjermani pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës./albeu.com