Policia greke, më 3 tetor, ka arrestuar një shqiptar i cili akuzohet për vjedhje të rëndë të kryer në bashkëpunim.
Sipas medieve fqinje bëhet fjalë për 25-vjeçarin Klement Tushe.
Sipas policisë, Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë.
Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve. Veç 20 vjedhjeve në banesa, grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti.
Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Laptop, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.
Vlera totale e sendeve të vjedhura e kalonte shumë e 120 mijë eurove./Albeu.com