Elseid Hysaj është një lojtar i lirë pas pak më shumë se një muaji.
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare mbyll kontratën me Napolin më 30 qershor dhe tashmë do të shihet se kush do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Në Itali prej kohësh janë rreshtuar emrat e disa skuadrave të njohura të Serisë A që interesohen për futbollistin si Lacio, Milan e Fiorentina.
Por ndërkohë, mediat turke bëjnë të ditur se javët e fundit ka patur kontakte mes përfaqësuesit të Hysajt dhe klubit të Fenerbahçes. Ky i fundit përsëri nuk arriti te titulli kampion, edhe pse ishte në garë deir në javën e fundit në Superligën turke, ndaj do të përmirësohet me emra cilësorë për të bërë hapin e radhës fillimisht në kampionatin turk.
Fakti që ai është lojtar i lirë dhe nuk i duhet paguar asnjë klauzolë, e bën më tërheqës Hysajn për çdo klub. Ndaj ofertat ndaj tij në ditët në vijim vetëm do të shtohen, pasi me eksperiencën që ka krijuar ai, transferimi falas i mbrojtësit shqiptar është një bonus i rëndësishëm për çdo klub që dëshiron shërbimet e tij.