Hyn në zbatim amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen menjëherë 541 persona

Ligji për amnistinë penale ka nisur të zbatohet këtë të mërkurë në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend. Ministria e Drejtësisë njoftoi se 541 persona dalin menjëherë nga burgu, ndërsa 803 të dënuar përfitojnë shkurtim të dënimit.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se për 173 raste do të bëhet rillogaritja e dënimit, kurse 67 të dënuar përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Jashtë amnistisë mbeten 609 persona, pasi nuk përmbushin kushtet e përcaktuara në ligj.

Të lidhura

None found

Numri më i madh i të liruarve regjistrohet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnjë, me 127 persona. Pas tij renditen Fieri me 104 të liruar dhe Reçi me 101.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se amnistia nuk përfshin personat e dënuar për vepra të hetuara nga SPAK dhe GJKKO-ja. Nga përfitimi përjashtohen gjithashtu autorët e një sërë veprash të rënda penale, të përcaktuara në ligj.

Mes emrave që bien në sy në amnistinë e këtij viti janë Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi, si dhe Erisa Fero, ish-punonjëse e AKSHI-t, e dënuar në një çështje që lidhet me trafik narkotikësh.

Lirimet po kryhen në të gjitha burgjet e vendit, nën monitorimin e autoriteteve përgjegjëse, dhe procesi parashikohet të mbyllet brenda ditës. Përveç efektit humanitar për kategori të caktuara të të dënuarve, amnistia synon edhe reduktimin e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.


Shtuar 15.07.2026 21:45

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbet girişbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş