Hyn në fuqi harta e re gjyqësore, nis funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Duke filluar nga sot, e martë 1 shkurt 2023, hyn në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore. KJo do të thotë nisje të funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami deklaroi sot se qytetari nuk do ketë asnjë kufizim të aksesit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Llagami tha gjithashtu se nuk do ketë më dështim të seancave dhe se e vetmja pengesë për qytetarin është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm.

“Çdo çështje që ka filluar gjykimin, do vazhdojë gjykimin, 1868 çështje. 27 mijë çështjes që janë bashkuar, kanë emigruar dhe janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore prej 25 vetash”, tha Llagami.

Kujtomë se n fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.

KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.