Hygerta Sako: U bëra pjesë e Big Brother edhe për arsye ekonomike, jam nënë e vetme

Hygerta Sako ka pranuar se u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 edhe për shkak të çështjeve ekonomike, pasi është një nënë vetushqyese.

“E dija që shumë njerëz do të pëlqenin banorë të tjerë, por isha e lumtur se ata që do më donin, do më donin prej vërteti”, tha ajo.

Të lidhura

None found

“Ata që janë pak më të rritur më kanë kuptuar, ma kanë vlerësuar edhe logjikën e analizën. Kurse brezi i ri kanë tjetër formë të menduarit, logjikuarit”, tha Sako në “Sol” në Klan Kosova.

Prezantuesja e sportit arriti deri në finale të këtij edicioni, duke u renditur e pesta.

Ndonëse sipas një pjese të madhe nuk e meritonte finalen meqë ishte në gjumë gjatë gjithë kohës.

Ajo tani po vazhdon me angazhimet e saj profesionale pas përfundimit të formatit.

Sako gjithashtu është parë këto ditë në disa qytete të Kosovës.


Shtuar 16.03.2026 16:22