Hygerta Sako pjesë e “Big Brother VIP”, Lei Kraja i “zë vendin” moderatores? (FOTO LAJM)

Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, vendi në të cilin nisi karrierën televizive dhe kjo lëvizje i habiti të gjithë. Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euroneës”. Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.

Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euronews”. Ditën e sotme, vetë moderatorja ka zbuluar se është gati për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”. Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë.

Po a është zëvëndësimi i Hygerta Sakos arsyeja pse Lei ndërroj sërish televizon?

Ky dyshim vjen pas lajmit se Hygerta do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” i cili fillon së shpejti./albeu.com/


Shtuar 3.09.2021 20:40