Hungaria u thotë lamtumirë maskave, heq masat anti-Covid

Hungaria do të heqë shumicën e masave të mbetura të Covid-19, përfshirë orën policore gjatë natës, tha kryeministri Viktor Orban.

Orban gjithashtu tha se maskat nuk janë më të njevojshme për t’u mbajtur në publik, dhe tubimet deri në 500 njerëz mund të mbaheshin në ambient të hapur dhe në ambient të mbyllur për njerëzit me pasaporta vaksinimi.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka aprovuar dhe përdorur vaksina ruse dhe kineze në sasi të mëdha para se Agjencia Evropiane e Barnave t’i shqyrtojë ose miratojë ato.

Kjo i ka mundësuar vendit të arrijë një nga nivelet më të larta të BE të inokulimit, me 50% të popullsisë së saj prej rreth 10 milionësh që kanë marrë të paktën një dozë./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 10:51