Kandidati për kryebashkiak në Shkodër, Baedh Spahia, humbi në zgjedhjet lokale ndaj kundërshtarit të tij socialist Benet Beci, më një diferencë për 10 mijë votash.
Në një reagim në Facebook, Spahia është shprehur se pushteti i Becit ka ardhur nga krimi dhe se nuk do të jetë i gjatë.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.
Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shruan Spahia.