Humbi kontrollin dhe u përmbys, shkrumbohet në flakë makina në Cërrik

E shtuna edhe pse ditë fundjave ka qenë e mbushur me ngjarje.

Në aksin Cërrik-Gramsh, një makinë mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pranë digës së liqenit, ndërsa automjeti më pas ka marrë flakë duke u djegur totalisht.

Personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar ndërsa flakët u shuan nga zjarrfikësit e Gramshit.


Shtuar 10.04.2021 19:34