Humbi jetën sot pas atentatit me tritol, del fotoja e Aleksandër Sadikajt

Është publikuar fotoja e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që ndërroi  jetë ditën e sotme pas një atentati me tritol.

Sadikaj doli i gjallë nga makina, por ndërroi jetë në spital për shkak të hemoragjisë së shkaktuar nga plagët e rënda.

Ngjarja ndodhi në aksin Sauk – Teg, ku mjeti tip “Volsëagen” u shkatërrua plotësisht nga 130 gr tritol të vendosur në pjesën e parme nga krahu i shoferit.

Dyshohet se autori ose autorët nuk kanë qenë më shumë 500-700 metra larg vendit të ngjarjes nga ku kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Sadikaj ka një të shkuar të errët pasi ka qënë i proceduar për vjedhje, plagosje dhe narkotikë./albeu.com


Shtuar 11.06.2022 16:01