59-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në Velipojë quhet Hasan Hysenajn.
Përmes një postimi në rrjetin social Facevook, Komuna Shtime i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të punës për ikjen e parakohshme të policit.
“Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se e diela u mbyll me një bilanc tragjik të të mbyturve ku humbën jetën 3 persona në plazhet e Shqipërisë./albeu.com