Në bashkinë e Kamzës janë numëruar 90.23% të votave. Rakip Suli nga Partia Socialsite ka marrë 60.20% të votave, Bilbil Bajraktari nga Partia Demokratike 4.24% të votave, ndërsa Arjan Hoxha nga koalicioni Bashkë Fitojmë 35.56% të votave.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.
Ai tha se votat janë vjedhur nga PS-ja, ndërsa kërkon sekuestrimin e pajisjeve dhe serverarve për të nisur hetimet e thelluara.
Arjan Hoxha Kërkon kërkon krahasimin me fletët fizike të votimit.
“Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan se ishin një dështim total. Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhure me zero garanci. Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën. Një provë e kristaltë është edhe vetë rezultati në Kamëz. Rakip Suli kur ka kandiduar vetëm ka marrë 10 mijë, sot me kundërshtar përballë ka marrë 24 mijë vota. Ky rezultat është i paraprogramuar paraprakisht. Kur vota blihet, vidhet dhe manipulohet çudirat ndodhin. Këtë rezultat ne patjetër që nuk do ta njohim, sepse është një rezultat i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, tha Arjan Hoxha.
/albeu.com/