Në emisionin “Aldo Morning Show” ka dalë në një lidhje direkte Dhurata e cila si çdo ditë raporton ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur që qytetin e Durrësit. Por sot ajo ishte në një gjendje të keqe dhe tepër e mërzitur sepse kishte humbur shokun e saj të ngushtë, Avni Gjunin 35 vjeç, në një aksident që ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, mëngjesin e djeshëm.
Sipas një njoftimi të policisë Avniu ishte pasagjer që ndodhej në automjetin me drejtues Egzon Murataj i cili u përplas me një makinë tjetër për shkak të shpejtësisë.
Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital, por Avni Gjuni i cili sipas Dhuratës ishte babai i një djali të vogël 1 vjeç e gjysmë, ka humbur jetën.
Aldo: Çfarë ke ti?
Dhurata: Jam shumë e mërzitur Aldo.
Aldo: Çfarë ka ndodhur?
Dhurata: Më vjen keq por nuk kam lajme. Në Durrës ka ndodhur një tragjedi e madhe.
Aldo: Çfarë?
Dhurata: Një aksident i rëndë ndodhi dje në Tiranë. Ka humbur jetën Avniu, nuk e di jam shumë e prekur shpirtërisht.
Aldo: S’ke faj.
Dhurata: Dilja pija kafe kudo me të.
Aldo: Çfarë moshe ka?
Dhurata: 35 vjeç, ka lënë dhe një djalë të vogël 1 vjeç e gjysmë.
Aldo: Çfarë thua ti, sa i ri qenka, bobo. Aksident ku?
Dhurata: Në Tiranë, tek Kthesa e Kamzës, mëngjesin e djeshëm.
Aldo: Ti i ke njerëzit e tu ata?
Dhurata: Jo e kam pasur shok të ngushtë, njihemi familjarisht. Kam qenë tek shtëpia e tij mbrëmë dhe do shkoj prapë sot.
Aldo: Ikë, s’ke faj, sa gjynah!
Dhurata: As gjumë nuk kam fjetur edhe për pak që më ka prekur gjumi Aldo, jam ngritur duke thurur disa vargje për atë njeri, nuk e di as vetë se si u ngrita ashtu.
Aldo: Ik vazhdo, pa problem fare.