Një 38 vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi është aksidentuar me makinë në Koplik.
Shtetasi Martin Lulaj ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke marrë plagë të rënda, të cilat i shkaktuan vdekjen.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com