Humb jetën shqiptari në Greqi, ra nga lartësia në pallatin ku punonte

Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga lartësia në pallatin ku punonte në Kalkida të Greqisë.

Shqiptari ka rënë nga skela dhe ka rënë nga një lartësi e madhe në asfalt dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në spitalin e Kalkidës ku u transferua, ai u shpall i vdekur.


Shtuar 13.03.2023 09:11