Humb jetën një pushues në plazhin e Tales në Lezhë. Dyshohet se pushuesi ka humbur jetën për shkak të infarktit.
Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në ujë në breg dhe menjëherë ka shfaqur probleme.
Mësohet se ka mbërritur ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ndërkohë po të njëjtat burime na bëjnë me dije se një pushuese nga Kosova, është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Shëngjinit./albeu.com